JSP Shkup informon udhëtarët e vet se me rastin e festës 1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punës, në datën 1.05.2025 (e enjte) transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës.
Teleferiku do të punojë me orarin e zakonshëm të punës, ndërsa në dispozicion do të jenë biletaria dhe qendra për personalizim në Qendrën e Transportit me orar pune nga ora 8:00 deri në 14:00.
Gjithashtu, ju informojmë se nga nesër, e enjte (01.05.2025), teleferiku do të punojë dy orë më shumë se deri tani, pra nga ora 10:00 deri në 20:00.
Orari i punës është në përputhje me Vendimin për orarin e punës së Teleferikut në periudhën maj – shtator.
Ju urojmë festën e Ditës së Punës – 1 Maj!
