Teleferiku

Teleferiku

E menaxhuar nga NQP Shkup, teleferiku “Kryqi i Mileniumit”, i cili u vendos në funksion më 3 qershor 2011, të çon te Kryqi dhe lidh Vodnon e mesme me majën e Vodnos. Përdoret si mjet transporti dhe njëkohësisht shërben për të parë panoramën e qytetit dhe malit.

Teleferiku ndodhet në një lartësi mbidetare prej 570 metrash, me një diferencë lartësie prej 480 metrash dhe ka një gjatësi prej 1.600 metrash. Lëviz me një shpejtësi prej 6 metrash në sekondë dhe këtë gjatësi e përshkon për 4 minuta e 18 sekonda. Pasagjerët vendosen në 28 kabina për nga tetë pasagjerë dhe 2 kabina për nga katër pasagjerë, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i teleferikut është 1.200 pasagjerë në orë.