Pyetje të shpeshta
Pyetje të shpeshta
Ju mund të blini biletë ose kartë përmes aplikacionit celular JSP Shkup, nga sportelet JSP ose përmes web sistemit të biletava. Aplikacioni celular: Shkarkoni aplikacionin celular JSP Shkup në pajisjen tuaj Apple ose Android. Për të blerë një biletë përmes aplikacionit JSP Shkup, klikoni në butonin “Blej biletë” në këndin e sipërm të majtë ose në ikonën e shenjës plus në qendër të ekranit. Duhet të krijoni një llogari përdoruesi dhe të identifikoheni për të parë biletat dhe kartat tuaja. Nëse nuk jeni regjistruar ende në aplikacion, do t’ju duhet ta bëni këtë duke përdorur emailin, telefonin ose llogarinë tuaj në Google, Apple ose Facebook. Pasi të keni hyrë në llogarin tuaj me sukses, mund ta përfundoni blerjen tuaj me një kartë debiti ose krediti. Pagesa bëhet nëpërmjet një shërbimi të jashtëm të sigurt dhe të certifikuar /PCI-compliant/. Shërbimi që keni blerë do të shfaqet në pajisjen tuaj celulare dhe do të jeni gati për tu vozitur. Qendra për shërbim të klientëve:
Nëse e keni blerë biletën tuaj nga aplikacioni celular:
- Hapeni aplikacionin celular.
- Shkoni te butoni “Biletat” dhe zgjidhni opsionin e dëshiruar.
- Drejtojeni kodin QR të shfaqur drejt kamerës, e cila ndodhet në pjesën e poshtme të verifikuesit në mjetin trasnportues.
Përderisa e keni blerë biletën tuaj nëpërmjet smart kartës
- Skanoni kartën në lexuesin e vendosur në pjesën e sipërme të verifikuesit në mjetin transportues.
Zgjidheni “Bileta” pastaj klikoni butonin e hyrjes ose ikonën e profilit në këndin e sipërm djathtas. Më pas krijoni një llogari duke zgjedhur një nga opsionet – me email, telefon, përmes llogarisë Google, Facebook ose Apple.
Të dhënat e llogarisë suaj mund të ndryshohen vetëm duke kontaktuar JSP Shkup – ata do të bëjnë ndryshimet e nevojshme.
Mund të zgjidhni një ndalesë duke prekur pikën e kuqe. Do të shfaqen detajet e marsh rutave që kalojnë nëpër këtë stacion autobusi dhe duke shtypur mbi * (ikona e yllit) mund t’i shtoni ndalesën në kategoritë. “E preferuara”.
Mënyra më e mirë është të kërkoni destinacionin që ju intereson në menynë “Search”. Më pas do të mund të zgjidhni nga opsionet e renditura sipas radhës kohore (duke filluar me kohën më të shpejtë të mbërritjes nga pika A në pikën B).
Ju mund të përdorni biletat dhe kartat tuaja edhe kur nuk jeni të lidhur me internet. Do t’ju duhet vetëm një lidhje interneti kur duhet të blini ose të rimbushni biletën ose kartën.
Ju mund ta mbushni portofolin tuaj elektronik me shumën e dëshiruar, duke përdorur kartën tuaj bankare. Zgjidhni menunë “Bileta” dhe më pas butonin “Top-up” në këndin e sipërm djathtas. Futni shumën e dëshiruar, jepni të dhënat e kartës tuaj dhe plotësoni pagesën.
Në menunë “Biletat”, klikoni në butonin “Blini bileta”. Zgjidhni biletën ose kartën e dëshiruar dhe zgjidhni bilancin e portofolit tuaj elektronik si mënyrë pagese. Hapni biletën ose kartën që keni blerë dhe skanoni kodin QR të saj në validatorin e mjetit transportues.
Çmimet e zbritura disponohen vetëm në qendrat për shërbime ndaj klientëve të JSP Shkup.
Aplikacioni celular ka nevojë për qasje në vendndodhjen tuaj GPS për të ofruar të dhëna të sakta.
Ju do të jeni në gjendje të validoni biletat e blera tashmë, por nëse keni nevojë të blini një biletë të re, do t’ju duhet një lidhje interneti.
Ju thjesht mund të identifikoheni në aplikacionin celular duke përdorur të dhënat tuaja të hyrjes. Keni parasysh se nuk mund ta përdorni aplikacionin celular me të njëjtën llogari në dy pajisje njëherësh.
Ju mund të zgjidhni nëse aplikacioni celular do të ruajë ose jo të dhënat e kartës suaj të kreditit.
Një llogari është e nevojshme vetëm nëse dëshironi të blini një biletë ose kartë.
Versionet e mbështetura: iOS 10 + Android 7 +
