Me rastin e mbajtjes së manifestimit kulturor „Nata e Bardhë 2026“, i cili do të mbahet më 3 tetor 2026 (e shtunë) në Shkup, NQP Shkup i njofton qytetarët se do të sigurojë transport publik falas.
Manifestimi parashihet të fillojë në orën 18:00 më 3 tetor dhe të përfundojë në orën 03:00 më 4 tetor 2026.
Transporti falas sigurohet me qëllim që qytetarëve t’u mundësohet pjesëmarrje e papenguar në manifestim dhe kthimi i tyre në kohë pas përfundimit të programit.
NQP Shkup i fton qytetarët që ta shfrytëzojnë transportin publik për ardhjen dhe kthimin nga ngjarja.
