NJOFTIM PËR STUDENTËT

Të nderuar studentë,

NQP Shkup, me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe në bashkëpunim me Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“ – Shkup (UKIM), fillon me zbatimin e kartelës digjitale të transportit për studentët, për shfrytëzimin e transportit publik falas, e cila do të zbatohet për studentët e universiteteve shtetërore në Shkup, përfshirë edhe Universitetin „Nënë Tereza“ – Shkup

Procesi do të zhvillohet në mënyrë digjitale, përmes sinkronizimit automatik të të dhënave ndërmjet NQP Shkup dhe universiteteve, prandaj nuk ka nevojë për dorëzimin e vërtetimeve në letër apo vizitë në pikat e shitjes së biletave për verifikimin e statusit studentor.

Studentët do të marrin udhëzime në adresën e tyre të e-mailit dhe, përmes aplikacionit mobil SkopjeBus, do të mund ta aktivizojnë dhe përdorin kartelën e tyre digjitale të transportit. Gjatë kyçjes në aplikacion, duhet të përdorin të njëjtën adresë e-mail që kanë përdorur gjatë regjistrimit në universitet.

Kartela do të jetë e disponueshme në aplikacion në formën e një kodi QR, i cili do të përdoret për validim gjatë udhëtimit.

Për mënyrën e aktivizimit dhe përdorimit të kartelës, studentët do të informohen me kohë.

NQP Shkup

Comments are closed.